Ish-këshilltari politik i ish-presidentit Hashim Thaçi, Artan Behrami, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për situatën e tensionuar në veri, përcjell InLajmi.
Behrami thotë se Kurti ka arritur diçka që asnjë lider botëror nuk ka arritur të bëjë, duke e bërë bashkë Rusinë, Kinën dhe Amerikën kundër Kosovës.
Rikujtojmë se Kosova është përjashtuar nga stërvitja “Defender Europe ’23”, si masë sanksionuese pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit.
Postimi i plotë i tij:
Albin Kurti arriti diçka që asnjë lider botëror nuk ka arritur më parë – e bëri bashkë Rusinë, Kinën dhe Amerikën kundër Kosovës. /InLajmi/