Këshilli i të Drejtave të Njeriut i Kombeve të Bashkuara ka reaguar pas situatës së tensionuar në veri të Kosovës, përcjell InLajmi.
Zyrtarë nga ky këshill i bëjnë thirrje të gjithë akterëve që të përmbahen nga retorika përçarëse dhe e urrejtjes.
Tutje, zyrtarë nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut theksojnë se të drejtat e të gjithë njerëzve që jetojnë në Kosovë duhet të respektohen.
“Jemi të shqetësuar për dhunën e fundit që rezultoi në lëndime të dhjetëra ushtarëve paqeruajtës dhe protestuesve. Të drejtat e njeriut të të gjithë njerëzve që jetojnë në Kosovë duhet të respektohen”, thuhet në njoftimin e tyre. /InLajmi/
https://twitter.com/UNHumanRights/status/1663920904668061699