Këtë të enjte një person është goditur nga treni në Klinë, përcjell InLajmi.
Aksidentin për InLajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se nga aksidenti një person ka marrë lëndime të rënda trupore.
Gashi gjithashtu bëri të ditur se viktima është dërguar në Emergjencën e Spitalit të Pejës.
“Sot rreth orës 6:10 të mëngjesit, treni e ka goditur një qytetar në rrugën që ndahet për Skenderaj. Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Emergjencën e Spitalit të Pejës”, tha Gashi për InLajmin.
Rrethanat se si ndodhi aksidenti ende nuk dihen.