Protesat po vazhdojnë në veriun e Kosovës ku protestuesit po sulmojnë gazetaret, Policinë e Kosovës e KFOR-in, përcjell InLajmi.
Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe banda e vet përpiqen ta destabilizojnë Kosovën.
Kusari tha se kjo do t’i kthehet bumerang presidentit serb nga populli i vet.
Postimi i plotë i saj:
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe banda e tij plotësisht të pranishëm në veri të Kosovës dhe përpiqet fuqishëm të destabilizuar të gjithë rajonin. Fatkeqësisht Vuçiqit, do t’i kthehet bumerang nga njerëzit e ti /InLajmi/