Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, nuk ka informacione nëse në veri të Kosovës po zhvillohet mësimi, raporton InLajmi.
Nagavci bëri të ditur se Ministria e Arsimit nuk ka pranuar raport zyrtar për mbarëvajtjen e procesit mësimor, por që kanë informata se është ndërprerë mësimi atje.
“Aktualisht jemi në dijeni për situatën atje, sigurisht se jemi të informuar si kabinet qeveritar por edhe si institucione. Sa i përket asaj, nuk kemi pranuar raport zyrtar nëse është ndërprerë apo jo mësimi, por që kemi informata se atje nuk po zhvillohet procesi mësimor”, tha Nagavci.
Ndryshe, situata në veri vazhdon të jetë e tensionuar, pasi edhe këtë të martë serbët po vazhdojnë protestat. /InLajmi/