Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci në një konferencë për medie, ka bërë të ditur se 4 çerdhe të reja do të ndërtohen në Deçan, Prizren, Mamushë dhe Milloshevë, raporton InLajmi.
Nagavci theksoi se tenderi për ndërtimin e çerdheve është hapur.
Për më tepër, ajo shtoi se Ministria e Arsimit është e përkushtuar në ofrimin e kushteve më të mira për fëmijët.
“Aktualisht i kemi të hapur tenderin për ndërtimin e 4 çerdheve në Deçan, Prizren, Mamushë dhe Milloshevë dhe ftoj kompanitë që të ofertojnë për këto projekte. Si Ministri jemi të përkushtuar për ofrimin e kushteve më të mira për fëmijët. Kam nënshkruar vendimin për ndarjen e 70 bursave, ku vlera e bursës është 500 euro”, tha Nagavci. /InLajmi/