Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, kërkoi nga të tubuarit para ndërtesës së Komunës në Zveçan që të lëvizin, në mënyrë që të kalojnë 2 automjete të njësisë speciale të Policisë së Kosovës.
Të tubuarit nuk lejuan duke thirrur “tradhti”.
Kur ndaloi pranë mjetit të njësisë speciale, ata hodhën shishe boshe në drejtim të tij, shkruan REL.
Në Zubin Potok raportohet janë aktivizuar sirenat alarmuese dhe një grup i qytetarëve serbë vazhdon të protestojë para ndërtesës së komunës.