Në Ditën e Përkujtimit, kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar ushtarët amerikanë që kanë humbur jetën, duke luftuar për liri, përcjell InLajmi.
Haradinaj shprehet mirënjohës ndaj heronjve që dhanë jetën në mbrojtjen e lirisë, demokracisë dhe paqes.
Për më tepër, ai falënderoi ushtarët amerikanë që kanë shërbyer dhe po e vazhdojnë misionin e tyre në Kosovë.
Ndryshe, më 29 maj në SHBA shënohet Dita e Përkujtimit, për të kujtuar të gjithë ushtarët amerikanë që luftuan për liri në vende të ndryshme të botës.
Postimi i plotë i tij:
Gjithmonë mirënjohës për heronjtë që dhanë jetën në mbrojtje të lirisë, demokracisë dhe paqes. Në Ditën e Përkujtimit, gjithashtu falënderojmë ushtarët amerikanë që kanë shërbyer dhe vazhdojnë të shërbejnë në Kosovë.
#MemorialDay 🇽🇰🇺🇸. /InLajmi/