Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike me emisarin e Bashkimit Evropian, Joseph Borrell, me të cilin ka biseduar për situatën në veri, përcjell InLajmi.
Këtë e bëri të ditur vet kryeministri Kurti i cili i ka konfirmuar Borrelit se kryetarët e zgjedhur do të ofrojnë shërbime për të gjithë qytetarët.
Sipas tij, është e rëndësishme të intensifikohet dialogu për zbatimin e plotë të marrëveshjes themelore.
Ndryshe, situata në veri vazhdon të jetë e tensionuar, pasi protestuesit serbë po tentojnë të hyjnë me forcë në komunat në veri. /InLajmi/
Had a call with HR/VP @JosepBorrellF regarding current issues, including post-elections in the four municipalities in the north. Emphasized that elected mayors will provide services to all citizens.
Important to intensify dialogue for full implementation of the Basic Agreement.
— Albin Kurti (@albinkurti) May 28, 2023