Pas situatës së krijuar në veri të vendit, deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se duhet të ketë ligj dhe rend në të gjithë Kosovën, përcjell InLajmi.
Hoti tha se veprimet duhet të jenë të menduara dhe të përgatitura mirë.
Në veçanti dhe domosdoshmërisht të koordinuara me miqtë e Kosovës.
Postimi i plotë i tij:
Ligj dhe rend në të gjithë Kosovën. Edhe në veri. Por veprimet të jenë të menduara dhe të përgatitura mirë. Në veçanti dhe DOMOSDOSHMËRISHT të koordinuara me miqtë e Kosovës./InLajmi/