Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se sulmet e vazhdueshme të qeverisë kundër emrave të përveçëm, prokurorëve, gazetarëve, sindikalistëve, janë dëshmi e vrazhdë e mendësisë totalitare të tyre, përcjell InLajmi.
Çitaku tha se kjo qeveri nuk dëshiron që të qeverisë, por të sundojë, duke shtuar se rrugë tjetër nuk ka në mendësinë e tyre.
Postimi i plotë i saj:
Sulmet e vazhdueshme të Qeverisë kundër emrave të përveçëm, prokurorëve, gazetarëve, sindikalistëve, janë dëshmi e vrazhdë e mendësisë totalitare të tyre.
Këta nuk duan të qeverisin. Duan të sundojnë.
Ose nënshtrim, ose stigmatizim. Rrugë tjetër nuk ka në mendësinë e tyre.
Deklarata e djeshme e Ministres së Drejtësisë është në këtë frymë. /InLajmi/