Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovë, Milovan Drecun, thotë në poltikën e vendeve kryesore të vendeve perëndimore është bërë një kthesë sa i përket dialogut Beograd-Prishtinë, transmeton InLajmi.
“Edhe lidhur me Asociacionin, por edhe 4 kryetarët e rinj janë nga e njëta paketë, e njëjta poltikë. Padyshim që ka pasur një kthesë në politikën e vendeve udhëheqëse perëndimore kur është fjala për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Së pari, ne kemi pasur presion mbi Prishtinën për të formuar Asociacionin, kurse tani ka ndryshim. Tani po ushtrohet presion ndaj Beogradit, ndërkohë perëndimi refuzon draft-statutin e paraqitur nga ekipi ynë menaxhues në 2014 dhe 2015 pa shpjeguar se çfarë nuk është në rregull dhe e anashkalon, kurse nga ana tjetër Kurtit i referojnë që të paraqes propozimin e tij për Asociacioin”, tha Drecun për Pink.
Tutje thekson ai se vizioni i Kurtit është që Serbia ta njoh Kosovën shtet.
“Përmes formimit të asociacionit, Beogradi dhe komuniteti serb duhet ta pranojnë dhe ta njohin atë shtet. Ata e dinë që kjo është e papranueshme për ne”, tha Drecun duke shtuar se tani po ushtrohet presion ndaj Beogradit që të dëgjojnë propozimin e Kurtit.
“Tash edhe ata si ai po kërkojnë që të bëjë një propozim dhe tashmë bashkë me përfaqësuesit e BE-së do ta propozojnë në version të modifikuar me atë të propozuar nga Kurti. Këtë e bëjnë me marrëveshjen dhe e vendosin në tavolinë sipas parimit “merr o lëre” “, u shpreh Drecun për pink.rs.
Ai nënvizoi se Perëndimi bëri një kthesë të madhe politike për t’i krijuar hapësirë Kurtit për manovrim për të rritur presionin ndaj Beogradit.
Drecun ka folur edhe për ështjen e hapjes së urës në Ibër ndërsa thkson se kjo është pjesë e planit për pushtimin e veriut të Kosovës.
Tutje theksoi Drecun se iniciativa për hapjen e urës në Ibër është pjesë e përgatitjeve për pushtimin e veriut të Kosovës, të cilën e planifikon kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
“Një operacion policor-ushtarak në veri sigurisht që është planifikuar nëse e lejojnë vendet perëndimore. Po bëhen përgatitje serioze dhe pjesëmarrja në këtë stërvitje ushtarake ku po marrin pjesë forcat e Kosovës, kjo është e gjitha përgatitje. Kur praktikon veprime sulmuese, kjo tregon se ata po përgatisin diçka. Hapjen e urës mbi Ibër e shoh si drejtim kryesor të sulmit, është rruga kryesore që të çon në qendër të Mitrovicës”, tha Drecun. /InLajmi