Nevzad Lutfiu deputet i Lëvizjes për Progres Demokratik, PDP zyrtarisht zgjedhet kryetar i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, KSHK dhe do ta mbajë këtë post për 2 vitet e ardhshme, transmeton InLajmi.
Për zgjedhjen e Lutfiut në krye të KSHK-së kanë votuar 9 nga gjithsej 15 anëtarët e këshillit, të cilët së bashku me presidentin e ri përbëjnë shumicën e dakorduar para zgjedhjeve të 7 majit të këtij viti.
Lutfiu në fushatën parazgjedhore ka bërë të ditur se sapo të jetë në krye të atij organi do të kërkojë ndryshimin e emrit të shkollës fillore “Desanka Maksimoviq” në Biljaça, pasi siç tha ai “është fyerje të që shkolla ta mbajë këtë emër në fshatin e 2-të më të madh shqiptar në Komunën e Bujanocit”.
Lutfiu me profesion është i diplomuar në drejtësi dhe jeton në fshatin Osllarë të Komunës së Bujanocit. Deri më tani ka punuar në institucionet publike në Bujanoc.
Para zgjedhjeve, Partia për Veprim Demokrati, PDD, Lëvizja për Progres Demokratik, PDP, Partia Demokratike, PD dhe Partia Demokratike e Shqiptarëve, PDSH nënshkruan një marrëveshje për menaxhimin e përbashkët të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve. Në opozitë janë anëtarë të NSA-së nga radhët e Alternativës për Ndryshim, AP Shqiprim Arifi, kryetar aktual i Komunës së Preshevës, shkruan Danas.
Sipas marrëveshjes së koalicionit, mandati presidencial do të ndahet në kohë mes Lutfiut dhe kandidatit të PDD-së që do të kryesojë këshillin pas 2 vitesh./InLajmi/