Jemi mësuar viteve të fundit që të shohim duete të shumta muzikore në mes artisteve shqiptarë, disa të mirë menduara e disa “sa për sy e faqe”, më rëndësi që bashkëpunimet muzikore po publikohen e shpeshherë edhe po dëgjohen, shkruan InLajmi.
E bashkë me verën edhe shumë artistë shqiptarë po bëhen gati për një sezon të ngjeshur me aktivitete të shumta si dasma e koncerte, por mos t’i harrojmë edhe me publikimin e projekteve të reja muzikore.
Siç duket duetet muzikore nuk do të mungojnë as këtë sezon, pra edhe këtë vit artistët tanë kanë vendosur që t’i bashkojnë forcat me njëri-tjetrin, e të na sjellin ritme të shumta verore.
Ndaj me fillimin e majit, shumë këngëtarë sollën bashkëpunime muzikore që i cilësuan si hite. Këtë të martë Gazeta InLajmi ua sjell disa nga artistët që bashkuan forcat këtë muaj e suksesin që morën ato këngë nga e para deri te e fundit.
Listën e fillojmë me 2 rep-artistët Noizy e Stresin, dyshja që njihet për marrëdhënien e tyre një herë në “luftë” e pastaj vëllëzër, para disa ditësh e larguan njëri-tjetrin nga rrjetet sociale e më pas u përfol për një prishje të miqësisë, por jo jo gjithçka ishte thjesht “vëmendje” për këngën e tyre të re, e cila mban titullin “”Medalioni”.
Bashkëpunimi i dyshes për 3 ditë mori hiç më pak se 4 milionë klikime në kanalin zyrtar të Youtubes.
Diona Fona & Majk “Po pi”.
Këngë ritimike këtë muaj sollën edhe Diona Fona e Majk, këngë kjo që u kompletua edhe në aspektin visual, e për 8 ditë mori në YouTube 1.4 milionë klikime.
https://www.youtube.com/watch?v=xTqX3bxrzPM
Luiz Ejlli e Donald Veshaj
Po, po 2 ish-fituesit e spektaklit “Big Brother Vip” publikuan projektin e tyre muzikor “2 shotsa”, këngë kjo që u kompletua edhe me videoklip, e për 10 ditë mori 4.5 milionë klikime.
Mozzik e Ghetto Geasy- Shtrejt
Në këtë muaj forcat për një projekt muzikor i bashkuan edhe rep-artistët mjaft të komentuar Mozzik e Ghetto Geasy.
“Shtrejt” e dyshes përveç se mori vëmendjen e fansave të tyre për 2 javë, mori edhe afro 8 milionë klikime në “YouTube”.
Këtë listë e përmbyll ajo që cilësohet si diva e muzikës kosovare Dafina Zeqiri, e cila po në këtë muaj publikoi këngën “NASTY x SEE ME”, në bashkëpunim me artisten YA NINA . Dyshja në këtë projekt muzikor për 11 ditë mori 2.2 milionë klikime.
Pak klikime, shumë bashkëpunime, e jashtëzakonisht shumë zhurmë janë ato që prodhuan këto projekte muzikore. Kjo verë duket të jetë e frytshme sa i përket bashkëpunimeve, e fansat mezi po presin t’i dëgjojnë. /Libona Gegaj /InLajmi/