Vullkani Popocatepetl i Meksikës nxori gaz, tym dhe hi të hënën, duke bërë që autoritetet e arsimit të pezullojnë orët e mësimit në pjesë të 3 shteteve, një ditë pasi qeveria ngriti nivelin e paralajmërimit për aktivitetin e vullkanit, transmeton InLajmi.
Evakuimet nuk janë urdhëruar, por autoritetet po përgatiteshin për atë skenar dhe u thanë njerëzve të qëndronin jashtë rrezes 7.5 milje rreth majës.
Një hi tepër i imët po binte dhe ishte i dukshëm në xhamin e përparmë të automjeteve.
Job Amalco, një shofer, tha se ishte normale. “Nuk na tremb. Ne jemi spektatorë të asaj që na jep natyra”, tha ai, shkruan BBC.
Por mes disave kishte filluar të krijohej ankthi. Florencio de Olarte, 69 vjeç dhe Plácida de Aquino, 72 vjeç, kujtuan se duhej të evakuonin shtëpinë e tyre në qendër të qytetit 2 herë më parë vite më parë. /InLajmi/
Videon e plotë mund ta shihni këtu.