Deputeti Arbër Rexhaj ka deklaruar se Vetëvendosjes në vazhdimësi ka kundërshtuar pakon e Ahtisaarit dhe ka mbrojtur pavarësinë e sovranitetin e Kosovës.
Ai ka kritikuar qeveritë e kaluara që kanë drejtuar me vendin, duke thënë se e sollën “punën aq keq”, dhe tani ato vlera po mbrohen nga VV-ja.
“Kur VV-ja e kundërshtonte pakon e Ahtisaarit ne ishim në avantazh, erdhi pakoja e ne tash jemi mbrojtësit e pavarësisë nga pakoja e Ahtisaarit. Flamuri i vogël apo i madh, është çështje simbolike.”, tha deputeti i VV-së, shkruan Gazeta10.
Ai e ka quajtur Listën Serbe “listë kriminale”, e cila sipas tij e ka shkaktuar dëmin më të madh te qytetarët e veriut duke ua dëmtuar pronat e tyre e duke ua pamundësuar integrimin me pjesën tjetër të vendit.