Është përuruar libri më i ri Arsim Bajramit, i titulluar “Gjenocidi i Serbisë në Kosovë”.
Ky libër fakton anën juridike të gjenocidit të kryer nga ana e forcave ushtarake serbe në vendin tonë.
Anëtari i Akademisë së Shkencave tha se Serbia e ka përgatitur planin me shkekuj.
“Ka pasur plan të detajuar me të cilën ka pasur për qëllim shfarosjen biologjike të kombit shqiptar, deportimin e tij nga trojet etnike, shkatërrimin e pasurisë së gjithë qytetarëve dhe parandalimin e kthimit”, tha Bajrami
Bajrami shtoi se Kosova është vonuar për padinë për gjenocid ndaj Serbisë, dhe për këtë shkak fajtorë jemi të gjithë, shkruan KlanKosova
“Kjo çështje s’ka qenë prioritet numër një pasluftës që deri në vitin 2005 ne ta ushtrojmë atë padi. Por, e mira e kësaj është që këto krime asnjëherë nuk parashkruhen”, tha ai