Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, i ka reaguar kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, pasi ky i fundit akuzoi Qeverinë e Kosovës për mashtrim për normalizimin e çmimeve, ndërsa publikoi një tabelë të vizatuar nga vetë ai, ku tregonte ngritjen e çmimeve në këtë qeverisje mbështetur në të dhënat e ASK-së, përcjell InLajmi.
Ky vizatim dhe kritikat e Abdixhikut nuk i pëlqyen aspak Bajqinovcit, i cili reagoi duke thënë “Gjallë qenka Lumiri. Tash paska fillu me vizatu. Me herët i bike pianos”.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës është kritikuar vazhdimisht nga partitë opozitare për mosndërmarrjen e veprimeve për të përballuar inflacionin dhe për t’ua lehtësuar jetën qytetarëve.
Postimi i plotë i tij:
Gjallë qenka Lumiri. Tash paska fillu me vizatu. Me herët i bike pianos. /InLajmi/