• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 26 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Konjufca kujton 24-vjetorin e masakrës së Dubravës: Ende nuk ka drejtësi!

Shqipe Vishaj nga Shqipe Vishaj
22 May 2023
në Kosovë
0 0
0
Konjufca kujton 24-vjetorin e masakrës së Dubravës: Ende nuk ka drejtësi!
0
SHPERNDARJE
21
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Në 24-vjetorin e masakrës së Burgut të Dubravës, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, bashkë me kryeministrin Kurti bënë homazhe në nderim të burgosurve të vrarë nga forcat policore serbe, përcjell InLajmi.

Konjufca tha se forcat serbe vranë mizorisht 117 të burgosur në Burgun e Dubravës.

Ai kujtoi se në maj të vitit 1999, forcat serbe për disa ditë radhazi u futën brenda ambienteve të burgut duke qëlluar mbi këdo që gjenin, teksa të burgosurit përpiqeshin të ndihmonin të plagosurit dhe të gjenin një vend për t’u fshehur.

Konjufca theksoi se akoma nuk është ndëshkuar akush për këtë masakër ndërsa shtoi se drejtësia për të vrarët e për të mbijetuarit nuk është vendosur në vend.

Postimi i plotë i tij:

Në këtë 24-vjetor të Masakrës së Dubravës, bashkë me kryeministrin Kurti bëmë homazhe në nder të 117 të burgosurve të vrarë mizorisht nga forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë.

Forcat serbe i urdhëruan të burgosurit në Burgun e Dubravës që të grumbulloheshin, me arsytimin se do t’i transferonin në një burg tjetër. Pak minuta më vonë filloi një nga masakrat më të paimagjinueshme ndaj të burgosurve shqiptarë. Policët serbë, në mesin e tyre edhe të burgosur serbë të liruar dhe të armatosur nga zyrtarët e burgut, filluan të qëllojnë me armë automatike dhe të hedhin granata dore mbi trupat e ekspozuar të 980 të burgosurve, shumica prej tyre pengje lufte dhe të burgosur politik.

Për disa ditë radhazi të atij maji të vitit 1999 ekzekutuesit serbë u futën brenda ambienteve të burgut duke qëlluar mbi këdo që gjenin, teksa të burgosurit përpiqeshin të ndihmonin të plagosurit dhe të gjenin një vend për t’u fshehur. Të mbijetuarit e kësaj masakre tregojnë se ato ditë jeta dhe vdekja qëndronin të zhveshura krejtësisht përballë fatit të kulluar, teksa dihej qartazi se ata po masakroheshin vetëm sepse ishin shqiptarë.

Numri i të plagosurve mes qindra të mbijetuarve në Masakrën e Dubravës e tejkalon atë të të vrarëve. Këta të mbijetuar janë që të gjithë dëshmitarë të ekzekutimit të organizuar në mënyrë shtetërore, brenda një burgu të shndërruar në kamp të shfarosjes në masë, nga aparati shtetëror gjenocidal i Serbisë.

Ky krim kundër njerëzimit, një nga aktet e gjenocidit të Serbisë në Kosovë, akoma nuk është ndëshkuar dhe drejtësia për të vrarët e për të mbijetuarit akoma nuk është vendosur në vend.

Në këtë aktualitet politik ndërkombëtar të ndarë mes vendeve demokratike dhe vendeve që mbështesin aktivisht apo pasivisht spastrimin etnik, krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidin si mjet lufte, marrja përsipër e çështjes së Masakrës së Dubravës nga drejtësia ndërkombëtare nuk do të ishte vetëm drejtësi për viktimat, por do të ishte edhe konfirmim i qartësisë politike në sferën e vlerave të demokracisë dhe në rendin gjeopolitik.

Lavdi dhe drejtësi për të rënët e Masakrës së Dubravës! /InLajmi/

Tags: Glauk KonjufcaMasakra e DubravësUÇK
Postimi i mëparshëm

Haradinaj kujton masakrën e Burgut të Dubravës: Askush nuk është përballur me drejtësinë!

Postimi tjetër

Kush ishte Luçie Miloti?

Të ngjajshme Postime

Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Mot me diell dhe jashtëzakonisht i nxehtë. Temperaturat do të arrijnë kulminacionin që shkojnë deri në 43 gradë celsius

26 July 2025
Mjete pirotenik hidhen tek Stacionit të Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut
Kosovë

Arrestohet një zyrtar policor i dyshuar për aksidentin me fatalitet në rrugën Prishtinë–Mitrovicë

25 July 2025
Punëtorët e KEK-ut do të marrin 400 euro bonus
Kosovë

Punëtorët e KEK-ut do të marrin 400 euro bonus

25 July 2025
Limaj flet me shumë emocione për intervistën e Thaçit: Mbrëmë e kam përcjell me ndjenja të përziera të krenarisë
Kosovë

Limaj flet me shumë emocione për intervistën e Thaçit: Mbrëmë e kam përcjell me ndjenja të përziera të krenarisë

25 July 2025
Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Mot me diell dhe jashtëzakonisht i nxehtë, temperatura maksimale pritet të arrijnë në 40 gradë celsius

25 July 2025
Priten temperatura ekstreme ditëve në vazhdim, mbi 40 gradë
Kosovë

Priten temperatura ekstreme ditëve në vazhdim, mbi 40 gradë

24 July 2025
Postimi tjetër
Kush ishte Luçie Miloti?

Kush ishte Luçie Miloti?

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur më 27 prill ndër vite?

Çfarë ka ndodhur me 26 korrik ndër vite?

26 July 2025
Mish me lëng në furrë – Receta e veçantë me shije speciale

Mish me lëng në furrë – Receta e veçantë me shije speciale

26 July 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mot me diell dhe jashtëzakonisht i nxehtë. Temperaturat do të arrijnë kulminacionin që shkojnë deri në 43 gradë celsius

26 July 2025
Energjia e çliruar nga marrëdhëniet tona, fushë energjie që përcakton mirëqenien apo vuajtjen tonë

Energjia e çliruar nga marrëdhëniet tona, fushë energjie që përcakton mirëqenien apo vuajtjen tonë

26 July 2025
Mjete pirotenik hidhen tek Stacionit të Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut

Arrestohet një zyrtar policor i dyshuar për aksidentin me fatalitet në rrugën Prishtinë–Mitrovicë

25 July 2025
“S’ka rëndësi çka thotë ai”, Trump shpërfill Macronin për çështjen e Palestinës

“S’ka rëndësi çka thotë ai”, Trump shpërfill Macronin për çështjen e Palestinës

25 July 2025
Serbia ia cakton një muaj paraburgim kosovarit për të cilin pretendon se ishte pjesë e UÇK-së

Serbia ia cakton një muaj paraburgim kosovarit për të cilin pretendon se ishte pjesë e UÇK-së

25 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu