Një aksident i rëndë ndodhi pasditen e së dielës në kthesat e Qafë – Thanës.
Një autobus pasagjerësh u përpas kokë më kokë me një automjet tip “Mercedes Benz”, e për pasojë ky i fundit ka shpërthyer në flakë.
Si pasojë e përplasjes mbetën të plagosur 4 personat që udhëtonin me autoveturën, ndërsa nga autobusi pati vetëm dëme materiale, dhe asnjë të lënduar.
Ndërkohë, në lidhje me aksidentin kanë folur shoferi dhe disa nga pasagjerët e autobusit, të cilët shprehen se shkak ishte automjeti tip “Benz”, i cili sipas tyre, humbi kontrollin në zbritje dhe u erdhi përballë, duke u përplasur.
Autobusi ishte me udhëtarë nga Kruja, të cilët kanë qenë për vizitë në Janinë ka qenë duke zbritur Qafë – Thanën, mjeti tjetër ka qenë duke i ngjitur për një moment ka humbur kontrollin dhe i ka dalë autobusit përpara i cili e ka përplasur. Po në këtë moment mjeti i vogël ka marrë flakë.
Të plagosurit, mes të cilëve edhe drejtuesi i mjetit, Indrit Mahmutllari, janë dërguar me urgjencë me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë për marrjen e ndihmës mjekësore, shkruan Telegrafi.
Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për ngjarjen.