Deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami këtë të diele akuzoi Qeverinë e Kosovës për disa çështje, përcjell InLajmi.
Bajrami ndër tjerash tha se qeveria Kurti në këto 3 vite la shumë komisione pa bord e pa drejtorë.
Ajo në formë inorie pyeti se ai ka fajet për këtë Lidhja Demokratrike e Kosovës.
Postimi i plotë i saj:
Qeveria me pushtet absolut, tanimë në vitin e tretë të mandatit ka lënë:

Shtetin pa Kryeprokuror,
Administratën Tatimore pa drejtor,
Njësinë e Intelegjencës Finaciare pa drejtor,
Bankën Qendrore pa guvernator,
Fondin e Kursimeve Pensionale pa bord,
Komisionin e Ndihmës Shtetërore jo funksional,
Apo i ka fajet LDK-ja? /InLajmi/