Policia e Kosovës bëri të ditur se 5 vëllezër janë arrestuar ditën e djeshme në Prishtinë, përcjell InLajmi
Ata kishin shtënë me armë zjarri njëri-tjetrin, pasi që kishin menduar se hajnat kishin hyrë në shtëpinë e tyre.
Sipas Policisë me vendim të prokurorit janë kontrolluar shtëpitë e tyre dhe pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Lagja Përroi i Njelmët, rr. Okarina, Prishtinë 20.05.2023-21:10. Pas disa të shtënave me armë zjarri janë arrestuar pesë (5) të dyshuar meshkuj kosovarë (familjarë-vëllezër) nën dyshimin se te shtëpia e tyre person-a të panjohur kishin tentuar të kryej vjedhje me çka dhe kanë filluar të shtënë me armë zjarri ndërmjet njëri tjetrit, por pa ndonjë pasoj, ndërkohë gjatë intervenimit njësiteve policore për reagim të shpejtë (NJRSH) dhe në rroba civile, këtyre të fundit të shtënat e armëve ju kanë vishkulluar në drejtim të tyre, por pa pasoja. Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar: Dy AK-47, një pushko-mitraloz, 71 copë fishekë, ndërkohë me vendim të prokurorit janë kontrolluar shtëpitë e tyre dhe pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregulltë. /InLajmi/