Një ngjarje e papritur ka filluar të shqetësojë Britaninë. Kjo për shkak të pamundësisë së shumë familjeve për të paguar internetin, duke rezultuar në ndërprerjen e këtij shërbimi.
Inflacioni në Britani mbetet më i lartë se 10%. Megjithatë, çmimet duket se janë rritur shumë edhe në tarifat e internetit.
Kështu, familjet britanike janë nën presion nga të gjitha anët për shkak të rritjes së kostos së artikujve bazë të përditshëm, shkruan ABC Neës
Më konkretisht, sipas organizatës ndihmëse “Citizens Advice”, shërbimet e internetit në Britani këtë vit kushtojnë 17% më shumë se vitin e kaluar, duke detyruar që rreth 1.000.000 qytetarë të ndërpresin internetin.