Sindikata e Policisë së Kosovës është pranuar në Këshillin Evropian të Sindikatave Policore, përcjell InLajmi.
Të gjithë përfaqësuesit e shteteve anëtare të Evropës si dhe shtetet që ende nuk e kanë njohur Kosovën si Spanja, Greqia dhe Qipro votuan unanimisht për pranimin e Sindikatës së Policisë së Kosovës si anëtare me të drejta të barabarta në CESP.
Zyrtarë nga Sindikata e Policisë së Kosovës theksojnë se ky pranim në CESP është arritje e madhe për Policinë e Kosovës gjithashtu edhe për garantimin e të drejtave socio-ekonomike dhe ligjore.
Ndryshe, ky kongres u mbajt në Romë të Italisë.
Postimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Me datë 16.05.2023 dhe 17.05.2023, në Romë të Italisë është mbajtur kongresi i komisionit ekzekutiv të Këshillit Evropian të Sindikatave Policore (CESP).
Në këtë kongres ka marrë pjesë kryesia e Sindikatës së Policisë së Kosovës.
Një nga pikat e punimeve të këtij kongresi ishte votimi për pranimin e Sindikatës së Policisë së Kosovës në Këshillin Evropian të Sindikatave Policore (CESP).
Të gjithë përfaqësuesit e shteteve anëtare të Evropës si dhe shtetet që ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës si Spanja, Greqia dhe Qipro votuan unanimisht për pranimin e Sindikatës së Policisë së Kosovës si anëtare me të drejta të barabarta në CESP.
Pranimi i Sindikatës së Policisë së Kosovës në familjen e sindikatave Evropiane është arritje e madhe për Policinë e Kosovës për garantimin e të drejtave social-ekonomike dhe ligjore. /InLajmi/