Sonte i ftuar në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadiku, ish-ministri në Qeverinë e Kosovës Aleksandar Jablanoviq ka folur për marrëdhëniet me shqiptarët duke thënë se ka shumë miq të mirë shqiptar,
“Pas këtij emisioni do të shkoj në darkë me shqiptarë në Fushë-Kosovë, çdo i dyti kontakt në telefonin tim është shqiptar”, tha Jabllanoviq.
Sipas tij strukturat politike përmes edhe mediave po bëjnë propagandë dhe na shtyejnë drejtë ndarjeve dhe populli është i hutuar.
Ai tutje ka treguar që gjatë shkollimit të tij në shkollën fillore ka mësuar edhe shqip