“Karaibet e Evropës i gjeni në Shqipëri”. Kështu nis shkrimi i Mark Stratton nga prestigjiozja“The Telegraph”.
”Me ujërat e tij blu, rërën e bardhë dhe palmat, qyteti bregdetar shqiptar i Ksamilit ofron një version ekonomik të plazheve tropikale”, thuhet në shkrimin e “The Telegraph”.
Nga kjo gazetë shkruajnë se Ksamili është sigurisht më i lirë për të shkuar se sa ishujt Barbados.
Ksamili është një qytet i vogël, i mbrojtur nga 3 ishuj të gjelbër në det. Plazhi është i mbushur me hotele, restorante dhe bare.
Sedimentet nga malet e mermerta përreth krijojnë një fund deti me rërë të bardhë që jep një ngjyrë të mrekullueshme qumështi.
Përgjatë gjithë kohës, Riviera Shqiptare ka pasur vlera të jashtëzakonshme, veçanërisht kuzhina e ndikuar nga italianët, e pasur me ushqime deti. Në hotel, një vakt me 3 pjata me sallatë greke, linguini me midhje dhe levrek të pjekur në skarë kushton vetëm 2 250 lekë (17 paund).
Butrinti është një nga 3 vendet e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s të Shqipërisë dhe një vlerë arkeologjike. Virgjili e përmendi atë në “Eneidën” si datimin para rënies së Trojës, por lavdia e vërtetë filloi rreth shekullit III para Krishtit me romakët që u futën brenda dhe lanë struktura karakteristike sublime, përfshirë një teatër 3 000 vendesh me mbishkrime latine, transmeton ATSH.
Diku tjetër, plazhi i Porto Palermos mbikëqyret nga një kështjellë me mure të trasha e ndërtuar nga Ali Pashë Tepelena si një mburojë kundër britanikëve në Korfuz.