Një person është lënduar të mërkurën në rrugën ” Bajram Bahtiri” në Prishtinë, si shkak i përleshjes fizike, përcjell InLajmi.
Rastin për gazetën InLajmi e konfirmoi zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.
Ahmëti bëri të ditur se menjëherë pas marrjes së informatës Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Sot rreth orës 12:30, kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri të ndodhur në rrugën ” Bajram Bahtiri” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast gjatë përleshjes fizike është lënduar një person, i cili është dërguar për tretman mjekësor. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për arrestimin e personit të dyshuar ( i cili është identifikuar) si dhe ndriçimin e plotë të rastit. /InLajmi/