Komuna e Ferizajt ka filluar shpërndarjen e bursave komunale për studentët, përcjell InLajmi.
Zyrtarë nga kjo komunë bëjnë të ditur se ka filluar procesi i pagesave për përfituesit e bursave komunale për studentët.
751 studentë kanë përfituar këtë vit bursa komunale.
Komuna e Ferizajt bën të ditur gjithashtu se 300 studentëve u janë ekzekutuar të hollat ndërsa të tjerët do t’i kenë në llogaritë e tyre brenda pak javësh.
Postimi i plotë nga Komuna e Ferizajt:
Ka filluar shpërndarja e bursave komunale për studentë
Ditëve të fundit, ka filluar procesi i pagesave për përfituesit e bursave komunale për studentë, sipas vendimit të Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu i cili për të 3 vit me radhë, ka vendosur që të gjithë aplikantëve për bursë komunale, t’i ndajë bursën komunale.
Tashmë nga 751 përfituesit e sivjemë të bursës komunale, 300 prej tyre kanë në llogaritë e tyre bankare, bursën komunale, gjersa pjesa tjetër e mbetur do të përfundohet brenda pak javësh.
Mbështetja me bursë komunale për të gjithë aplikantët për disa vite me radhë, flet për qasjen që ka qeverisja Aliu në mbështetje të studentëve, duke ia lehtësuar edhe prindërve të tyre, shpenzimet për studime të fëmijëve të tyre. /InLajmi/