Një person është zhdukur në Gjakovë që nga 12 maji, përcjell InLajmi.
Rastin në Policinë e Kosovës e ka raportuar babai i viktimës, i cili ka thënë se djali i tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk di asgjë për për vendodhjen e tij.
Rasti është duke u hetuar nga Policia e Kosovës.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Rr. Wesli Clark, Gjakovë 12.05.2023-14:00. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se djali i tij, viktima mashkull kosovar ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti në hetime. /InLajmi/