Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës Faton Abdullahu, ka deklaruar se situata në veri është shumë e keqe, sidomos tash pa praninë e institucioneve vendëse, përcjell InLajmi.
Ndërsa flet për mosfunksionimin e institucioneve në veri, Abdullau thotë se situata aktuale në këtë pjesë të vendit i konvenon shumë Serbisë.
Sipas tij, Qeveria Kurti po dialogon për normalizim të raporteve Kosovë-Serbi, por ky normalizim po e forcon “status quon” në veri.
Postimi i plotë i tij:
Në veri, sidomos tash edhe pa prani të institucioneve të Kosovës, situata është shumë e keqe.
Në anën tjetër, mu për këtë arsye për Serbinë në veri të Kosovës situata është shumë e preferueshme.
Tashmë kjo gjendje po bëhet normale.
Në Bruksel Qeveria Kurti po dialogon për normalizim të raporteve Kosovë-Serbi.
Normalizimi po e forcon ‘status quon’ në veri
Sa më shumë forcohet ‘status quo-ja’ në veri aq më shumë asociacioni sforcohet si ofertë normale.
Vetëm njohja nga Serbia po mbetet jo normale. /InLajmi/