• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Thursday, 25 September, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Ishte vlerësuar si evolucion në mjekësi, sa ia pa hajrin Kosova telemjekësisë?

Shqipe Vishaj nga Shqipe Vishaj
15 May 2023
në KRYESORE
0 0
0
Ishte vlerësuar si evolucion në mjekësi, sa ia pa hajrin Kosova telemjekësisë?
0
SHPERNDARJE
133
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Telemjekësia është ofrimi i shërbimit mjekësor nga distanca, përmes përdorimit te teknologjisë së informacionit dhe komunikimit elektronik që mundëson shkëmbimin e informacioneve shëndetësore të dobishme për diagnozën, trajtimin dhe parandalimin e sëmundjeve dhe lëndimeve, për kërkim dhe punë shkencore, si dhe për edukim të vazhdueshëm të personelit mjekësor, shkruan InLajmi.

Ky shërbim në Kosovë daton që nga viti 2002 dhe erdhi pikërisht në kohën kur shëndetësia e Kosovës duhet të rimëkëmbej me shpejtësi, pasi gjendja e sistemit shëndetësor ishte e rënduar shumë gjatë kohës së represionit, ku shumë mjekë shqiptarë morën rrugën e mërgimit ndërsa nevojitej ndërhyrjë e shpejtë, komplekse dhe e menjëhershme që të ndihmohej sistemi shëndetësor dhe ai edukativ në fushën e mjekësisë.

I vlerësuar si një revolucion në shëndetësinë e Kosovës, telemjekësia ka luajtur një rol të rëndësishëm në trajtimin e pacientëve, të cilët përmes telekonsultave nga profesionistë të njohur janë trajtuar në Kosovë pa pasur nevojë për të shkuar jashtë vendit. Gjithashtu ky shërbim ka krijuar mundësi që edhe stafi shëndetësor të përftojë përvoja dhe praktikat e profesionistëve të shquar.

Për rolin dhe rëndësinë dhe përfitimet që ka pasur shëndetësia e Kosovës nga telemjekësia për InLajmin flet drejtori i Qendrës Kombëtare për Telemjekësinë në Kosovë, Ismet Lecaj, i cili thekson se aktivitetet e EVP-së në distancë kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin një kontribut vendimtar në mesin e profesionistëve shëndetësorë.

“Aktivitetet e EVP-së në distancë dhanë dhe vazhdojnë të japin një kontribut vendimtar në mesin e profesionisteve shëndetësorë. Ato avancuan njohuritë, kompetencën dhe aftësitë dhe ndihmuan avancimin në fusha të shumta të mjekësisë”, thotë Lecaj.

Për më tepër, Lecaj thotë se telekonsultat kanë luajtur një rol të rëndësishëm në sistemin mjekësor, pasi kanë parandaluar udhëtimin e panevojshëm dhe të shtrenjtë të pacientëve jashtë vendit.

“Telekonsultat ndërkombëtare përmes video-konferencave dhe metodës ruaj dhe dërgo luajtën një rol të rëndësishëm në sistemin mjekësor, duke parandaluar udhëtimin e panevojshëm dhe të shtrenjtë të pacientëve jashtë vendit”, tha Lecaj ndërsa shtoi se janë kryer gjithsej 2711 telekonsultime me më shumë se 941 skanime të CT, MRI, RTG dhe raporte të tjera laboratorike të skanuara dhe dërguara si pjesë e telekonsultës.

Përveç telekonsultave dhe video-konferencave që janë aplikuar në rastet e trajtimit të pacientëve, telemjekësia ka ofruar edhe mundësi për avancimin profesional të mjekëve në fusha të ndryshme.

Lecaj thekson se afro 1.500 ligjërata me dhjetëra pjesëmarrës janë transmetuar në Qendrën Kombëtare të Telemjekësisë në Kosovë me tema të ndryshme shëndetësore.

“145 universitete, qendra mjekësore dhe institucione tjera nga shumë vende të botës kanë transmetuar afro 1.500 ligjërata me dhjetëra-mijëra pjesëmarrës në QKTK që janë transmetuar drejtpërdrejt në 6 dhe më vonë 8 spitalet rajonale të Kosovës me tema shëndetësore, duke përfshirë kirurgjinë, pediatrinë, obstetrikë dhe gjinekologji, mjekësi interne, edukimi infermieror, administrimi dhe politikëbërja e sistemeve shëndetësore”, tha ai.

Përveç bashkëpunimit ndërkombëtar, Lecaj thotë se institucione të ndryshme vendore kanë përdorur në mënyrë aktive infrastrukturën e QKTK-së për të ofruar seminare dhe konferenca në mbarë Kosovën, gjë që ka ndikuar në përmirësimin e bashkëpunimit mes qendrave lokale.

“Institucione të ndryshme vendore kanë përdorur në mënyrë aktive infrastrukturën e QKTK-së për të ofruar seminare dhe konferenca në mbarë Kosovën, duke përmirësuar bashkëpunimin lokal dhe duke forcuar institucionet vendore. Seminaret mbuluan spektër të gjerë të informacionit mjekësor dhe shërbyen si mjet informues për stafin e QKUK-së ndër vite”, tha Lecaj.

Ndërkaq nga Lecaj bëhet e ditur gjithashtu se që nga viti 2012 ka filluar cikli i ligjeratave virtuale të edukimit profesional mes Shqipërisë dhe Kosovës me ligjërues ndërkombëtar dhe kombëtar.

“Në vitin 2012 me përfundimin e ndërtimit të Programit të Integruar të Telemjekësisë në Shqipëri fillon cikli i ligjëratave virtuale të edukimit të vazhduar profesional mes Shqipërisë dhe Kosovës me ligjërues ndërkombëtar dhe kombëtar dhe përfshirja e tyre në sistemin e poentimit dhe akreditimit në kuadër te EVP-së”, tha Lecaj.

Një indikator apo burim i rëndësishëm informacioni tashmë është edhe biblioteka elektronike në QKTK, për të cilën Lecaj thotë se ofron qasje në bazat e të dhënave mjekësore 24 orë në ditë.

“Një tjetër burim i rëndësishëm informacioni që ofron QKTK është biblioteka elektronike. Ky institucion ofron 24 orë në ditë/ 7 ditë në javë qasje në bazat e të dhënave mjekësore si Up-to-Date, PubMed, MDconsult dhe Iniciativa e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në Internetwork Health Access to Research Initiative (HINARI)”, tha ai për InLajmin, duke shtuar se nga kjo bibliotekë përveç stafit mjekësor edhe studentët e lëmive të ndryshme.

Kujtojmë se projekti i telemjekësisë që solli një impakt pozitiv në avancimin e shërbimeve shëndetësore në Kosovë, ishte jetësuar me angazhimin e Prof. Dr. Rifat Latifit në bashkëpunim me ekipin e ekspertëve me eminent të fushës nga SHBA. Shqipe Vishaj /InLajmi/

Tags: Ismet LecajRifat LatifiTelemjekësia
Postimi i mëparshëm

Haradinaj: Na duhet ende mbështetje në proceset integruese

Postimi tjetër

Daçiq falënderoi ambasadorin e Qipros për mosnjohjen e Kosovës

Të ngjajshme Postime

“Na jemi kanë vullnetarë, nuk kemi pasë qeveri mbrapa”, Limaj komenton deklaratat e Rubin, kujton kohën e luftës kur erdhi në Kosovë
KRYESORE

“Na jemi kanë vullnetarë, nuk kemi pasë qeveri mbrapa”, Limaj komenton deklaratat e Rubin, kujton kohën e luftës kur erdhi në Kosovë

24 September 2025
Kurti: Nuk do të lejohet të hiqet asnjë grimë nga territori, sovraniteti apo nga pavarësia e Kosovës
KRYESORE

Kurti: Nuk do të lejohet të hiqet asnjë grimë nga territori, sovraniteti apo nga pavarësia e Kosovës

24 September 2025
Sveçla: Ne kurrë nuk kemi sulmuar askënd, ne kurrë nuk ia kemi prekur askujt familjen
KRYESORE

Sveçla: Ne kurrë nuk kemi sulmuar askënd, ne kurrë nuk ia kemi prekur askujt familjen

24 September 2025
Transkripti i plotë i bisedës telefonike Thaçi – Clinton më 1999: “Do ta kemi një të ardhme të mirë”
KRYESORE

Transkripti i plotë i bisedës telefonike Thaçi – Clinton më 1999: “Do ta kemi një të ardhme të mirë”

24 September 2025
Osmani:Afrim Bunjaku ra hero në Banjskë, duke mbrojtur lirinë dhe dinjitetin e Kosovës
KRYESORE

Osmani:Afrim Bunjaku ra hero në Banjskë, duke mbrojtur lirinë dhe dinjitetin e Kosovës

24 September 2025
Sulmi me shishe ndaj Fehmi Kupinës, policia ka shoqëruar tre persona
KRYESORE

Sulmi me shishe ndaj Fehmi Kupinës, policia ka shoqëruar tre persona

24 September 2025
Postimi tjetër

Daçiq falënderoi ambasadorin e Qipros për mosnjohjen e Kosovës

Lajmet e fundit

Arsyet pse lidhjet e gjata përfundojnë në divorc pas martesës

Arsyet pse lidhjet e gjata përfundojnë në divorc pas martesës

25 September 2025
Qumështi i gjirit ndihmon zemrën e foshnjave të parakohshme

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën e foshnjave të parakohshme

25 September 2025
Spiropali: BE duhet t’i heq sanksionet, Institucionet në Kosovë sigurisht duhet të jenë më përgjegjëse

Spiropali: BE duhet t’i heq sanksionet, Institucionet në Kosovë sigurisht duhet të jenë më përgjegjëse

25 September 2025
“Duhet me i pritë rezultatet e zgjedhjeve lokale”- Çka po paralajmëron Fatmir Limaj?

“Duhet me i pritë rezultatet e zgjedhjeve lokale”- Çka po paralajmëron Fatmir Limaj?

24 September 2025
Huliganët e “Zvezdës” me koreografi skandaloze për terroristin e Banjskës

Huliganët e “Zvezdës” me koreografi skandaloze për terroristin e Banjskës

24 September 2025
“Na jemi kanë vullnetarë, nuk kemi pasë qeveri mbrapa”, Limaj komenton deklaratat e Rubin, kujton kohën e luftës kur erdhi në Kosovë

“Na jemi kanë vullnetarë, nuk kemi pasë qeveri mbrapa”, Limaj komenton deklaratat e Rubin, kujton kohën e luftës kur erdhi në Kosovë

24 September 2025
Qalaj: S’guxojmë të lejojmë të na përsëritet Banjska, duhet të jemi të përgatitur

Qalaj: S’guxojmë të lejojmë të na përsëritet Banjska, duhet të jemi të përgatitur

24 September 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu