Kryeministri Edi Rama voton sot në Surrel, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama.
Rama tha se shpreson që situata e krijuar nga KQZ të mos ketë ndikuar
“Tani është momenti i qytetarëve të thonë fjalën e tyre, shpresoj që situata e krijuar nga KQZ të mos ketë ndikuar në ata që duan të votojnë, të gjithë ata që mund të jenë dekurajuar të rikthehen në mënyrë që vullneti të shprehet i plotë”, tha Rama, shkruan Top Channel.
Ndryshe, në Shqipëri sot mbahen zgjedhjet vendore, ku pritet të zgjidhen 61 kryebashkiakët e rinj.