Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka kujtuar të vrarët në masakrën e Korishës, percjell InLajmi.
Osmani ka thënë se regjimi serb 24 vjet më parë nuk kurseu as fëmijët.
Më tej ajo deklaroi se drejtësia për ata është e domosdoshme dhe se dhimbja e kujtimo di të jenë gjithmonë me ne.
Njoftimi i plotë i Presidencës së Kosovës:
Egërsia e regjimit kriminal serb nuk i kurseu as më të vegjlit, jeta e të cilëve u fikë që në fillet e saj. Dhimbja dhe kujtimi për ta do të jenë gjithnjë me ne. Ata do të jenë përkujtues të rrugës së vështirë deri te liria sepse u vranë vetëm pse ishin shqiptarë. Drejtësia për ta është e domosdoshme .I paharruar qoftë kujtimi për ta dhe martirët që u bën guri themeltar i Republikës /InLajmi/