Nënkryeari i Komunës së Skenderajit Sami Lushtaku së bashku me kryetarin e kësaj komune Fadil Nura kanë përkujtuar 42 vjetorin e rënjes së heronjët Tahir e Nebih Meha u në vitin 1981 në Prekaz kishin filluar një betejë të ashpër me policët serb, përcjell InLajmi.
Lushtaku tha se në atë betejë ishin vrarë dhjetra polic serb dhe ishin plagosur shumë të tjerë.
Ish- deputeti I Kuvendit të Ksoovës e cilëson lartë trimëriinë dhe sakrificen e pa shoq të bërë nga dëshmori Meha.
Ai tha se Tahir e Nebih Meha u kthyen në frymëzim për gjeneratat e më vonshm,e për ta luftuar armikun.
Postimi i plotë i tij:
Në 42 vjetorin e rënies, me nderin dhe krenarinë më të madhe, kujtojmë luftën dhe heroizmin e Tahir e Nebih Mehës, të cilët me 13 maj 1981 në Prekaz, kishin filluar një betejë të padëgjuar më parë me policinë e ish-Jugosllavisë.
Në betejën e cila filloi në orët e hershme të mëngjesit dhe zgjati deri rreth orës 23:00 të mbrëmjes, ishin vrarë dhjetra policë e qindra të tjerë ishin plagosur. Duke qenë strateg i jashtëzakonshëm dhe duke qenë e pamundur ta kapnin të gjallë, pas shumë orë luftimesh, forcat e mëdha me artileri të rëndë shembën kullën e tij, kurse në tërheqje e sipër, Tahiri ra heroikisht, në mbrojte të pragut të shtëpisë, së bashku me babë Nebihun.
Tahiri u kthye në frymëzim të jashtëzakonshëm për të gjithë gjeneratat e mëvonshme, të cilat filluan rezistencën e organizimin deri në krijimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Lavdi jetës dhe veprës së Tahir e Nebih Mehës! SL/InLajmi/