Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në konferencën për ”Balkan Dialogues Initiative”, raporton InLajmi.
Kurti tha se ka ardhur koha që Bashkimi Evropian të ndryshojë qasjen ndaj rajonit ndërsa shtoi se fondet e BE-së duhet të ndërlidhen me vlerat evropiane.
“Ka ardhur koha për Bashkimin Evropian që ta ndryshojë qasjen ndaj rajonit. Fondet e BE-së duhet të ndërlidhen me vlerat evropiane. Kur bëhet fjalë për bashkëpunim rajonal, ne kemi ratifikuar 3 marrëveshjet nga procesi i Berlinit”, tha ai.
Kurti theksoi se Kosova është kontruktive në raport me dialogun me Serbinë, duke e cilësuar marrëveshjen bazë si një hap të rëndësishëm.
“Sa i përket dialogut me Serbinë, ne jemi konstruktiv dhe kreativ në këtë proces. Ne besojmë se marrëveshja bazë e arritur është një hap i rëndësishëm”, tha ai. /InLajmi/