• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 21 June, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Murati: UÇK dhe LKÇK kishin dallime se si e mendonin organizimin e luftës

Vjosa Haxhiaj nga Vjosa Haxhiaj
11 May 2023
në Kosovë
0 0
0
Murati: UÇK dhe LKÇK kishin dallime se si e mendonin organizimin e luftës
0
SHPERNDARJE
20
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Organizimet për rezistencë të armatosur ndaj Serbisë, datojnë edhe më herët se viti 1999, kur edhe doli publikisht në skenë Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e njohur me akronimin UÇK.

Përpos UÇK-së, në Kosovë kishte edhe lëvizje të tjera që për synim kishin çlirimin e vendit përmes luftës çlirimtare, por me disa dallime në mënyrën se si duhej bërë ajo.

Në emisionin “Five”, Valon Murati, i cili në të kaluarën ishte pjesë e Lëvizjes Kombëtare Çlirimtare të Kosovës (LKÇK), ka rrëfyer mënyrën, sfidat dhe përpjekjet e bashkimit të 2 lëvizjeve që kishin për qëllim çlirimin e vendit.

Sipas Muratit, objektivi kryesor i të dyja lëvizjeve ishte i njëjtë, por ato kishin dallime se si e mendonin organizimin e luftës. LKÇK-ja synonte që përmes gazetës ilegale në atë kohë, “Çlirimi”, ishte fokusuar që ta bindte popullin e Kosovës që vetëm lufta e armatosur mund ta sillte lirinë e vendit.

Kurse UÇK-ja, veçse kishte filluar të veprojë në terren duke organizuar sulme ndaj forcave serbe.

“UCK dhe LKCK, përveç objektivit kryesor, organizimin e luftës çlirimtare, kishin dallime se si e mendonin organizimin e luftës. Momenti i bashkimit, fillimi i luftës na gjeti me 2-3 organizata, UCK, LPK, LKCK, të shtrira në teren e me struktura. Kjo ishte situatë jo shumë e këndshme për luftën clirimtare”, tha Murati.

Përpjekjet për t’u bashkuar këto dy lëvizje, sipas Muratit, kishin filluar që në vitin 1996, takim i cili kishte dështuar për shkak se anëtari i LKÇK-ë, Mehë Uka, ishte vrarë dhe ishte kamufluar si aksident.

“Përpjekje për t’u afruar ka pasur që më herët, në vitin 1996 ka qenë një përpjekje serioze, një takim që ka dështuar realisht,për shkaqe sepse eprsoni qe ishte kyç, Mehë Uka, anëtar i LKCK-së, thuhet që ka pësuar aksident, që besohet se ka qenë aksident i montuar. Ai ka vdekur në fund të vitit 1996. Ka qenë në aktivitet në punë për ta organizuar një takim mes LKCK-së dhe UCK-së, nga ana e LKCK-së ka pasur të marrë pjesë Avni Klinaku dhe Fatmir Humolli nga ana e UCK-së, Sahit Jashari, Rexhep Selimi, me emra mund të gabojmë, por ka dështuar ky takim. Qëllimi ka qenë nëse jo bashkimi, të koordinohen veprimet”, tha Murati.

Por, rruga e të dyja lëvizjeve sipas Muratit ishte gjithmonë e përbashkët. Edhe UÇK-ja, edhe LKÇK-ja, sipas tij, ishin kundër idesë së “rezistencës” pacifiste të LDK-së.

“Fokusi ka qenë dërgimi i zërit se rrugë tjetër se përveç luftës, rrugë tjetër nuk ka, që të organizohet kryengritja e armatosur. UCK ishte përqendruar në aksionet luftarake, këto ishin diferencat kryesore. Ne mendonim për të filluar në fazën e armatosur duhet të kemi masë kritike në popull, që ishin nënshtruar për rrugën pacifiste, ne thonim që ta blindimin që lufta e armatosur është zgjidhja. Por rruga ishte e përbashkët”, tha ai.

Bisedimet për të krijuar unitet kishin dështuar në vitin 1996, kurse pas këtij viti, Murati rrëfeu se kishin ndodhur vrasje e arrestime masive të njerëzve kryesorë të lëvizjeve çlirimtare.

“Ato dështuan në atë kohë, menjëherë mas asaj ndodhën arrestimet e mëdha, të janarit 97, ku u vra Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha, Hakif Zejnullahu, ku u arrestu Avni Klinaku, Dylber Beka, Liburn Aliu, Shaban Beka, Gani Baliu e shumë të tjerë. Nga UCK, Nait Hasani, Demir Limaj, Asllan Selimi etj. Ishte goditje e njëkohshme. Serbia kishte mëndu që ne jemi gjithë bashkë, që LKCK është krahu politik dhe UCK krahu ushtarak. LPK që ishte krahu financiar nga jashtë”, tha ai.

Rënia e familjes Jashari, unifikimi dhe lufta çlirimtare

Murati, tregoi se rënia heroike e familjes së Adem Jasharit, ishte shkëndija e parë e fillimit të kryengritjes së armatosur, e cila sipas tij krijoi situatë të re.

Pas asaj ngjarje, kishin filluar trajnimet në Shqipëri, dhe sjellja e armëve nga LKÇK e UÇK. Po ashtu, pas rënies së familjes Jashari, ishte organizuar edhe takimi i radhës mes përfaqësuesve të UÇK-së, dhe LKÇK-së, ku edhe kishin arritur një marrëveshje me dy pika.

Pika e parë, sipas Muratit thoshte se “Të gjitha njësitë e LKCK-së, të futen nën urdhrat e UCK-së, LKCK vazhdon të jetë subjekt i pavarur politik”, kurse pika e dytë sipas tij thoshte se “, të krijohet një front i përbashkët i luftës, një qeveri e luftës, si e mendonim ne si LKÇK të bëhej”.

Ky unifikim, sipas Muratit, ndikoi shumë në organizim të luftës në terren, duke i tejkaluar të gjitha dallimet lufta për çlirim sipas tij ishte forcuar, shkruan Dukagjini.

Murati tregoi se pika e parë e marrëveshjes ishte realizuar plotësisht kurse e 2-ta jo. Marrëveshja ishte nënshkruar në fshatin Aqarevë, nga ana LKÇK-së ishte nënshkruar nga Sabit Gashi, ku prezent kishte qenë edhe Arben Fetoshi, kurse nga ana e UCK-së ka nënshkruar qenë Rexhep Selimi.

Tags: LKÇKUÇK-jaValon Murati
Postimi i mëparshëm

Shefja e USAID-it: Është e qartë se krijimi i Asociacionit është një hap absolutisht kritik

Postimi tjetër

Lajçak: Vëmendja jonë e plotë duhet të jetë në zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit

Të ngjajshme Postime

Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Mot kryesisht me diell, por pak më i freskët

21 June 2025
Syla: Absurde nëse KEK-u apo KEDS-i qëllimshëm e kanë provokuar masën për situatën me energjinë
Kosovë

Syla: Absurde nëse KEK-u apo KEDS-i qëllimshëm e kanë provokuar masën për situatën me energjinë

21 June 2025
Osmani për memorialin në Vrellë të Istogut: Vend i kujtesës e sakrificës
Kosovë

Osmani për memorialin në Vrellë të Istogut: Vend i kujtesës e sakrificës

20 June 2025
Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Mot me diell dhe vranësira lokale

20 June 2025
Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Mot mjaft i nxehtë dhe me zagushi, temperaturat maksimale deri në 33 gradë celsius

19 June 2025
Gruaja që u godit nga vetura në Prishtinë është në gjendje stabile
Kosovë

Gruaja që u godit nga vetura në Prishtinë është në gjendje stabile

18 June 2025
Postimi tjetër
Lajçak: Vëmendja jonë e plotë duhet të jetë në zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit

Lajçak: Vëmendja jonë e plotë duhet të jetë në zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur më 29 mars ndër vite?

Çfarë ka ndodhur me 21 qershor ndër vite?

21 June 2025
Pulë me patate dhe lëng portokalli – Plot aromë dhe shije

Pulë me patate dhe lëng portokalli – Plot aromë dhe shije

21 June 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mot kryesisht me diell, por pak më i freskët

21 June 2025
Ja çfarë duhet të bëni për të mbajtur gjallë romancën në një lidhje të gjatë…

Ja çfarë duhet të bëni për të mbajtur gjallë romancën në një lidhje të gjatë…

21 June 2025
Si të shpenzoni më pak për blerje: Mënyra të zgjuara për të kursyer para

Si të shpenzoni më pak për blerje: Mënyra të zgjuara për të kursyer para

21 June 2025
Vuçiq: Aleanca ushtarake Kosovë-Kroaci-Shqipëri na ka detyruar ta forcojmë ushtrinë

Vuçiq: Aleanca ushtarake Kosovë-Kroaci-Shqipëri na ka detyruar ta forcojmë ushtrinë

21 June 2025
Syla: Absurde nëse KEK-u apo KEDS-i qëllimshëm e kanë provokuar masën për situatën me energjinë

Syla: Absurde nëse KEK-u apo KEDS-i qëllimshëm e kanë provokuar masën për situatën me energjinë

21 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu