Xhudistja kosovare, Laura Fazliu është eliminuar nga Botërori i xhudos që po zhvillohet në Doha të Katarit.
Laura Fazliu është mposhtur nga xhudistja hungareze, Szofi Ozbas në garën në repesazh.
Në çerekfinale, Fazliu u mposht nga sllovenja Andreja Leshki.
Në rrethin e parë fitoi ndaj Guimendekos, kurse në rrethin e 2-të ndaj Oberan. Në rrethin e 3-të triumfoi ndaj Quadros, shkruan Gazeta Blic.
Tashmë Fazliu ka mbyllur garën dhe mbetet pa medalje.