Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka hedhur akuza në drejtim të Qeverisë së Kosovës sa i përket rendit kushtetues dhe ndarjes së pushteteve, përcjell InLajmi
Çitaku është shprehur se Qeveria ndarjen e pushteteve dhe rendin kushtetues po e sheh si kërcënim.
Më tej ajo shtoi se “Kushtetuta nuk është kërcënim, mendësia totalitare është”.
Postimi i plotë i saj:
Pra, në qeverisje e kemi një parti e cila ndarjen e pushteteve dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës e sheh si kërcënim.
Në demokracitë liberale Kushtetuta dhe ligji shërbejnë si pararojë për të kufizuar epshet, ambicjet, e ndonjëherë edhe deliret e politikanëve të papërgjegjëshëm.
Kushtetuta nuk është kërcënim. Mendësia totalitare është. /InLajmi/