
Një aksident i madh trafiku ka ndodhur në Gjermani, ku si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar dhjetëra persona, transmeton InLajmi.


Aksidenti raportohet se ka ndodhur mes një kamioni dhe një autobusi në autostradën A 12 në shtetin e Brandenburgut midis qyteteve Storkoë dhe Fredersdorf.

Policia gjermane tha se 52 persona u lënduan, duke përfshirë 10 të lënduar më rëndë.
Në vendngjarje dolën 3 helikopterë, autoambulanca dhe policia, ndërsa një pjesë e autostradës është mbyllur.

Policia tha se kamioni, i cili po udhëtonte në drejtim të Berlinit, u përplas me anën e autobusit kur ai u përpoq të ndryshonte korsinë, shkruan First News.
Policia polake ka konfirmuar në Twitter se një autobus nga Polonia është përfshirë në një aksident në Gjermani dhe se shumë persona kanë mbetur të lënduar. Personeli i policisë polake shkoi në vendngjarje për të ndihmuar të lënduarit. /InLajmi/