Të martën mbrëma (9 maj) në Liverpul është mbajtur gjysmëfinalja e parë e festivalit evropian të këngës ‘Eurovision 2023’.
Në ‘Liverpool Arena’ kanë interpretuar përfaqësuesit e 15 shteteve, të cilët kanë konkurruar për njërin nga 10 vendet për finalen e të shtunës, shkruan Telegrafi.
Shtetet e kualifikuara për në finalen e madhe:
Kroacia | Let 3 – Mama SC!
Republika Çeke | Vesna – My Sister’s Crown
Zvicra| Remo Forrer – Watergun
Serbia | Luke Black – Samo Mi Se Spava
Suedia | Loreen – Tattoo
Finlanda | Kaarija – Cha Cha Cha
Portugalia | Mimicat – Ai Coracao
Norvegjia | Alessandra – Queen of Kings
Izraeli | Noa Kirel – Unicorn
Moldavia | Pasha Parfeni – Soarele si Luna
Gjysmëfinalja e 2-të e Eurovisionit zhvillohet të enjten (11 maj), në të cilën do të interpretojë edhe Albina Kelmendi dhe familja e saj që e përfaqësojnë Shqipërinë.