Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka emëruar në pozitën e zëvendësministrit të Ministrisë së Arsimit aktivistin e Lëvizjes Vetëvendosje, Taulant Kelmendi, përcjell InLajmi.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti
‘’Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot z. Taulant Kelmendi, zëvendësministër të Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.Kryeministri Kurti e uroi z. Kelmendi për detyrën dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja’’ thuhet në njoftimin për media.
Theksojmë se muaj më parë Taulant Kelmendi u zgjodh kryetar i degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Pejë. /InLajmi/