Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla të martën ka pritur në takim homologun kroat, Gordan Grlic Radman, me ç’rast kanë diskutuar për zhvillimet në rajon ku nuk është anashkaluar dialogu por as diskutimi pë themelimin e asociacionit, raporton InLajmi.
Pas takimit të 2 homologët janë deklaruar për media, ndërsa janë shprehur se dialogu duhet të vazhdoj bashkë me themelimin e asociacionit, por brenda kornizave kushtetuese.
Gërvalla, ka shprehur falënderime ndaj shtetit kroat për përkrahjen e vazhdueshme për Kosovën në të gjitha proceset.
“Mikun Gordan e falënderova shumë për përkrahjen në disa fusha që Kroacia ia ka dhënë Kosovës në shumë fusha. E falënderova për përkrahjen e jashtëzakonshme që Kroacia e ka dhënë në çdo forum. Për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, të 2-të u pajtuam që është një proces që ka zgjatur padrejtësisht shumë”, u shpreh Gërvalla.
Tutje, Gërvalla foli edhe për modelet e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, për të cilin tha se nuk do të ketë një republikë serbe në Kosovë ndërsa shtoi se nuk do të vijnë në shprehje ato modele që shkelin vijat e Kushtetutës së Kosovës.
“Prandaj ne kemi trajtuar modelet dhe për neve nuk vijnë në shprehje sepse shkelin vijat e Kushtetutës, e për neve këto nuk vijnë ne shprehje, sepse baza e funksionalizimit të shtetit është respektimi i kushtetshmrisë territoriale. Ky rajon e ka boll një republikë serbe në Bosnjë edhe ajo është tepër. Ne jemi në proces të negociatave asgjë nuk është e pranuar sot, ne kemi dhënë fjalën dhe mbajmë fjalën tonë, presim nga BE që të njëjtat kritere të vlejnë edhe për Serbinë cila mbetet e befasuar çdo takim. Presim nga BE që më shumë këmbëngulje të qëndrojnë në kërkesat e tyre”, tha ajo. /InLajmi/