Është përfshirë nga zjarri Qendra e Mjekësisë Familjare në Vlashnje të Prizrenit, përcjell InLajmi.
Zjarri dyshohet se u shkaktua si pasojë e shpërthimit të ngrohësit të ujit.
Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë lokalizuar zjarrin.
Nuk raportohet për të lënduar.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Vlashnje, Prizren 08.05.2023 – 03:40. Është raportuar se brenda objektit në QMF-Vlashnje, Prizren ka shpërthyer një zjarr. Njësitë policore kanë dalë në vendngjarje dhe zjarrfikësit e kanë lokalizuar zjarrin që dyshohet të jetë shkaktuar nga energjia elektrike pas shpërthimit të një bojleri të ujit. Nuk raportohet për të lënduar. /InLajmi/