Një 45-vjeçar ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur sonte në fshatin Bajicë të Istogut, përcjell InLajmi.
Lajmin për Gazetën InLajmi e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi tha se Policia ka shikuar vendin e ngjarjes dhe ka kuptuar se ka të bëjë me vetaksident.
Ai gjithashtu tha se vetura ka dal nga rruga dhe se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë u dërgua për obduskion./InLajmi/