Kryeministri Edi Rama, vazhdon turin e takimeve elektorale për zgjedhjet e 14 majit. Së fundmi kryeministri është ndalur në Lezhë ku ka prezantuar kandidatin e PS, Pjerin Ndreu.
Fjalën e tij e nisi duke thënë se Lezha kur e mori PS ishte një nga qytetet më të papastërta më Shqipëri, ndërsa sot një nga bashkitë më të pastra të vendit.
Rama tha se pastrimi është gjëja me elementare, por te kjo gjë elementare është edhe ndarja më e madhe mes tyre dhe kundërshtarit.
Ndër të tjera Rama tha se sot Shqipëria në sytë e botës është aty ku nuk ka qenë kurrë më parë, shkruan Abc.News.al.
Në fund ai tha se 3 veprat e mëdha për Lezhën që do të përfundojnë gjatë mandatit të 2-të të Pjerinit janë: Lidhja e Lezhës me Tiranën nëpërmjet aksit Milot – Balldren, aksi Shengjin – Velipojë dhe bajpasi i Shëngjinit.
