Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, përkujtoi 24-vjetorin e Betejës së Çabratit ku 26 luftëtarë të Brigadës 137 “Gjakova”, të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e afro 100 banorë, përcjell InLajmi.
“26 luftëtarë të Brigadës 137 “Gjakova”, të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, 24-vjet më parë ranë heroikisht në Betejën e Çabratit, në përpjekjen e tyre për t`u dalë në ndihmë bashkëqytetarëve të tyre, të cilët 3 ditë rresht iu nënshtruan veprimeve kriminale të regjimit gjenocidal të Serbisë”, tha Osmani.
Osmani theksoi se dëshmorët e UÇK-së janë vula e përjetësisë së shtetit tonë.
“Dëshmorët e UÇK-së janë vula e përjetësisë së shtetit tonë dhe do t`i kujtojmë përherë me respect. I paharruar qoftë kujtimi për ta dhe martirët që u bën guri themeltar i Republikës”, tha presidentja. /InLajmi/