Në Kosovë pritet të mbajë mot mjaft i ngrohtë pranveror. Parashihen intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira të pakta lokale. Pasdite priten disa zhvillime të vranësirave konvektive që në disa rajone do të kushtëzojnë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë. Temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 26 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Kosovën lindore nesër pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe mjaft i ngrohtë. Pasdite në disa vise malore priten rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë.
Të hënën në Kosovë pritet të kemi destabilizim të fuqishëm të motit. Parashihen zhvillime të fuqishme të vranësirave të shiut që do të kushtëzojnë rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër. Vende-vende priten rrebeshe mjaft intensive dhe shtrëngata të fuqishme lokale.
Rrebeshe lokalisht të fuqishme të hënën priten në Maqedoninë Veriore, veri të Malit të Zi dhe Luginën e Preshevës. Në shumicën e territorit të Shqipërisë nuk pritet të ketë reshje shiu të hënën, me përjashtim të disa viseve në veri dhe verilindje të vendit.
Të martën na pret mot më i freskët dhe me vranësira e intervale kohore me diell. Në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore me reshje dhe rrebeshe të lokalizuara shiu, ndërsa në Kosovë me reshje të pakta lokale, shkruan Meteo Ballkan.
Nga e mërkura na pret mot i ndryshueshëm, me vranësira intervale kohore me diell dhe reshje të herëpashershme shiu