Mbreti Charles III mori fronin zyrtarisht sot në ceremoninë e kurorëzimit.
Kryepeshkopi bie në gjunjë përpara monarkut përpara se t’i premtojë besimin e tij Charles III.
Edhe Camilla u kurorëzua si Mbretëreshë.
Ndërsa përgatitej ta bënte këtë, Uelbi tha:“Mbreti i mbretërve dhe Zot i zotëve, bekoje, të lutemi, këtë kurorë, dhe kështu shenjtëro shërbëtorin tënd Charles, mbi kokën e të cilit sot e vendos atë si një shenjë madhështie mbretërore, që ai të kurorëzohet me favorin tënd të hirshëm dhe të mbushet me hir të bollshëm dhe të gjitha virtytet princërore; nëpërmjet atij që jeton dhe mbretëron suprem mbi të gjitha gjërat, një Perëndi i vetëm, botë pa fund. Amen.”
Pasi kurorëzoi Mbretin, Welby tha: “Zoti e ruaj mbretin”.