Agjencia Kundër Korrupsionit ka bërë publike pasurinë e zyrtarëve publik për vitin 2022.
Pasurinë në Agjencinë Kundër Korrupsionit e ka deklaruar edhe shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri. Sipas të dhënave që ka deklaruar, ai posedon para të gatshme mbi 10.000 euro.
Ndërsa, të pasuritë e paluajtshme, Tahiri ka deklaruar se posedon 2 shtëpi në vlerë 500.000 euro, posedon një lokal në vlerë 400.000 euro, si dhe tokë në vlerë 500.000 euro.
Ndërkaq, shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila ka bërë të ditur se para të gatshme ka mbi 4 mijë euro. Kurse, ka njoftuar se ka 2 banesa në vlerë prej 200.000 euro, si dhe një shtëpi në vlerë 65.000 euro.
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi në Agjencinë Kundër Korrupsionit ka deklaruar se ka një veturë të tipit Mercedes Benz, çmimi 8 mijë euro.
Të pasuritë e paluajtshme, Gashi ka deklaruar një shtëpi në vlerë 180.000 euro.
Para të gatshme në institucionet financiare, Arben Gashi ka mbi 25.000 euro.
Në Agjencinë Kundër Korrupsionit, pasurinë e ka bërë publike edhe shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri.
Tahiri posedon 2 vetura, një të tipit Audi, e cila kushton 36.000 euro, dhe një tjetër të tipit Volksëagen, e cila kushton 7.000 euro
Para të gatshme, Tahiri ka 19.000 euro, shkruan Telegrafi
Të pasuritë e paluajtshme, ai ka njoftuar se ka një shtëpi në vlerë 195.000 euro, dhe një banesë në vlerë 70.000 euro.