Shqipëria është një ndër vendet me nivelin më të ulët të përdorimit të parave nëpërmjet bankave. Banka e Shqipërisë ka publikuar një raport ku theksohet se vendi ynë renditet i fundit në rajon përsa i përket përdorimit bankar.
Në Shqipëri rezulton se vetëm 40% e popullsisë mbi 15 vjeç kanë një llogari bankare duke u renditur në këtë mënyrë pas Kosovës por edhe nën nivelin botëror. Ndërkohë që përdorimi i parasë CASH jashtë bankave mbetet në nivele shumë të larta. Bizneset rezultojnë se e pëdorin ndjeshëm paranë jashtë sistemit bankar pasi 66% e pagasevae realizohen me para Cash.Shqetësuee paraqitet situata sidomos për bizneset e vogla familjare të cilat realizojnë 93% të vëllimit vjetor të pagesaveme para në dorë.
Eksperëtt e shohin me shqetësim këtë situatë pasi qarkullimi i parave jashtë sistemit bankar ndikon direkt në rritjen e informalitetit në ekonomi. Po ashtu edher pagesat e konsumatorëve ku përfshihen blerjet e ushqimeve apo pagesat e faturave realizohen me para në dorë. Sipas Bankës së Shipërisë vlerësohet se 96% e pagesave të konsumatorëve janë në cash.
Në 6 mujorin e parë të 2019 spas statistikave rezulton se në vend kanë qarkulluar 288.3 mld lekë jashtë sistemit bankar duke rezultuar niveli më i lartë i 10 viteve të fundit. Për të shmangur përdorimin e parave jashtë sistemit bankar Ministria e Financave do të nisë në shtator të këtij vitit fiskalizimin ose faturimin online.